Bota

Kapitoli nuk e mori seriozisht paralajmërimin e inteligjencës

Raportet e inteligjencës të përpiluara nga policia e Kapitolit në Washington pak para kaosit të 6 janarit të vitit 2021, kishin vlerësuar se nuk do të ndodhte dhuna.

Këto raporte ishin përpiluar në këtë formë, ani pse kishte shumë paralajmërime se përkrahësit e Donald Trumpit do të krijonin një situatë të rrezikshme në Washington.

Dokumentet e siguruara nga agjencia e lajmeve “Associated Press” flasin për paqartësi të inteligjencës që qarkullonte mes policëve të Kapitolit, pak ditë para 6 janarit kur mijëra përkrahës të Donald Trumpit ia mësynë Shtëpisë së Demokracisë amerikane.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Raporti i inteligjencës tregon se si policia e nënvlerësoi mundësinë e dhunës dhe kaosit nga përkrahësit e ish-presidentit amerikan.

Inteligjenca kontradiktore e krijuar nga zbatimi i ligjit që çoi në trazirat e 6 janarit, ka qenë pjesë e hetimeve të Kongresit në lidhje me përgatitjet dhe reagimin e autoriteteve ndaj turmës protestuese.

Zyrtarët ende nuk kanë sqaruar se si nuk arritën të parashikonin dhe planifikonin situatën për trazirat e 6 janarit.

Sipas një vlerësimi të Senatit, kishte mungesë të konsensusit për madhësinë e rrezikut që kanosej më 6 janar.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Marshimi i dhunshëm i përkrahësve të Trumpit ishte vlerësuar si pamundur nga zyrtarët që kishin theksuar se ishte e mundur se organizuesit do të mund të protestonin në hapësirën e Kapitolit, por nuk kishte asnjë plan për kundërvënie.

Zyrtarët e policisë së Kapitolit vazhdimisht janë arsyetuar se nuk kishin inteligjencën specifike ose të besueshme se çfarëdo proteste në Kapitol do të mund të rezultonte me një sulm të madh brenda ndërtesës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *