Shëndetësi

Koronavirusi në Shqipëri / 1207 raste të reja, ja sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre persona.

Gjithashtu, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1207 qytetarë, kurse 147 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,207 qytetarë, në këto bashki: 552 në Tiranë, 63 në Durrës, 56 në Gjirokastër,  51 në Fier, 48 në Elbasan, 45 në Shkodër, 38 në Vlorë, 30 në Lushnje, 28 në Kamëz, 22 në Berat, 17 në Kavajë, 16 në Sarandë, 14 në Vorë, 13 në Divjakë, 12 në Lezhë, Shijak, Gramsh, Librazh, 11 në Kurbin, Korçë, 10 në Krujë, Patos,  Përmet, Devoll, 8 në Tropojë, 7 në Skrapar, 6 në Dibër, Mat, 5 në Himarë, Belsh, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispil, Tepelenë, Prrenjas, 3 në Mirditë, Libohovë, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, 2 në Pukë, Kukës, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, 1 në Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Maliq, Kolonjë, Dimal, Cërrik.
Janë 13,340 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,114 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,207
Të shëruar në 24 orë       147
Të shtruar në spitale       123
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                 4,729
Testime totale              1,529,669
Raste pozitive                 219,694
Raste të shëruara           203,114
Raste Aktive                      13,340
Humbje jete                         3,240

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            6,531
Fier                 1,201
Durrës             1076
Elbasan           936
Vlorë                809
Shkodër          805
Gjirokastër     528
Berat               437
Lezhë              389
Korçë               333
Dibër                185
Kukës               110

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *