Lajme

Berisha rikthehet te selia e PD-së: Lulzim Brava armik për demokratët!

Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë pas protestës së 8 janarit është kthyer sërish në selinë blu për të dhënë një deklaratë për mediat.

Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit,  ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimin e thirrur prej tij.

Ai ka akuzuar policinë e shtetit se përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit, ndërkohë që u shpreh se protestuesit i hapën dyer të blinduara të Lulzim turpit.

Lexo më shumë  Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

“U faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre dhe se pavarësisht nga këto u konstatuan dyert e blinduara, i hapën.

Prania tonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik. Asgjë nuk e ndalon mbizotërimin e shumicës. Asgjë nuk mund të pengoje këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij”, tha Berisha.

Lexo më shumë  Pse PDK-ja do të duhej ta votonte Konjufcën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *