BallinaLajme

Vrasja e Klodian Rashës, Çipa: Mungesë transparence në komunikatat e policisë, janë të pasakta

Kryetari i Unionit të Gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa, në një intervistë për RTV ORA u shpreh se komunikatat e policisë për vrasjen e 25 vjeçarit janë të pasakta në përcjelljen e informacionit dhe aq më tepër të transparencës

Aleksandër Çipa për RTV ORA: Ka diçka që nuk po merr shpjegim institucional në debatin që bëhet për vrasjen e 25 vjeçarit. Ka një mungesë së transparencës së policisë së shtetit në raport me rrethanat paraprirëse të vrasjes të 25 vjeçar dhe me momentin e ekzekutimit të tij. Janë ende të pashpjeguara institucionet dhe segmentet e linjës së policisë se shtetit për këtë gjë. Komunikatat kanë qenë dubluese të njëra tjetrës, të pasakta në përcjelljen e informacionit dhe aq më tepër të transparencës.


Ai tha se policia duhet t’i përgjigjet pohimeve nga gazetarët që kanë raportuar se ekzistojnë fotot të papublikuara të cilat tregojnë ekzistencën e plagëve, mbi trupin e 25 vjeçarit.

Aleksandër Çipa për RTV ORA: Unë dua të respektoj kurajën dhe guximin e kolegëve të mi të raporteve të kronikës që kanë ekspozuar dhe kanë artikuluar në informacionin e tyre elemente të tilla si ekzistencën e plagëve, mbi trupin e 25 vjeçarit dhe ekzistencën e fotografive të papublikuara. Policia e shtetit. Ndaj pohimeve të tilla të cilat janë zyrtare nga mediume tradicionale serioze të vendit duhet t’u japë përgjigje sepse në këtë pikëpamje kemi mosrespektim të së drejtës për informim dhe kjo është shkelje ligjore.

Lexo më shumë  Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

YouTube player