BallinaBota

Xi Jinping bisedë telefonike me Macron, arrijnë marrëveshje mbi prodhimin e vaksinës Covid- 19

Presidenti kinez Xi Jinping pati sot një bisedë telefonike me homologun francez 

Emanuel Macron për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Evropë “pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare”.

Presidenti kinez shprehu gjithashtu shpresën se pala evropiane do të ndjekë politika pozitive lidhur me Kinën.

“Ne respektojmë zgjedhjen që bëjnë vetë të gjitha vendet lidhur me rrugën e tyre të zhvillimit,” tha Xi.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ai u bëri thirrje të dy palëve që të bashkëpunojnë për të nxitur negociatat e marrëveshjes së investimeve dhe të ruajnë dialogët e nivelit të lartë mbi mjedisin, klimën dhe digjitalizimin, duke i ngritur marrëdhëniet kino-evropiane në një nivel më të lartë.

Xi tha se të dy vendet kanë konsensus për të ruajtur multilateralizmin, sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb, dhe rendin ndërkombëtar të bazuar mbi ligjin ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Nga ana e tij, presidenti Emmanuel Macron u shpreh se Franca i vlerëson lart marrëdhëniet me Kinën dhe është i gatshme të thellojë bashkëpunimin me palën kineze.

Për sa u përket lidhjeve në të ardhmen, të dy liderët arritën marrëveshje mbi prodhimin e vaksinave të COVID-19, biokultivimin, kërkimet hapësinore, sportin, shkëmbimet njerëzore, si dhe tregtinë. 

YouTube player