Mbi 40 persona të ndaluar në protestë, shkelen masat antiCovid, mbahen në një ambient 7 m2
Burime bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar mbi 40 persona për aktet e dhunës në selinë dhe oborrin e Partisë Demokratike.
19 nga personat e ndaluar po mbahen në ambientet e komisariatit nr.1 në Tiranë ku po kryen dhe të gjitha veprimet proceduriale ndaj tyre.
Bëhet me dije se 19 personat e ndaluar në këtë komisariat po mbahen në një dhomë izolimi 7 m2 duke shkelur në këtë mënyrë dhe masat kundër koronavirusit.
Rruga Press