BallinaLajme

‘Drejtësi për Klodianin’/ Dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton, vazhdojnë protestat

Edhe pse ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u tërhoq, protestat nuk do të shuhen.

Nën moton ”Drejtësi për Klodianin”, gjatë pasdites së sotme në orën 18:00 është thirrur protestë në qendrat e të gjitha qyteteve të vendit. Protesta duket të jetë marrë në dorë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka organizatorë qendrorë.

Lexo më shumë  Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme për disa orë dhuna eskaloi në disa zona të Tiranës.

Mbetet për tu parë nëse protestës, së Tiranës do ti bashkohen edhe qytetet e tjera, ndërsa dje pati qendresë në Korçë, Berat apo Lezhë.

Rruga Press

YouTube player