Bota

India rinovon licencën e financimit ndërkombëtar të organizatës bamirëse “Nënë Tereza”

Disa javë pasi India refuzojë të rinovojë licencën e financimit ndërkombëtar të organizatës bamirëse “Nënë Tereza”, vendi tashmë ka lejuar organizatën të marrë fonde të huaja. Në ditën e Krishtlindjeve Ministri i Brendshëm deklaroi se nuk i kishte rinovuar licencën organizatës bamirëse, shkruan BBC

Përfaqësuesit e hindu kanë akuzuar prej kohësh bamirësinë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në fenë e krishterë. Organizata bamirëse i ka mohuar vazhdimisht  këto akuza.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Lajmi për rinovimin e licencës u postua nga Derek O’Brien, një ligjvënës nga partia opozitare e Kongresit Trinamool.

Organizata bamirëse me bazë në Kolkata u themelua në vitin 1950 nga Nënë Tereza. Është një nga organizatat bamirëse katolike më të njohura në botë. Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj humanitare dhe u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016, 19 vite pas vdekjes së saj.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *