Lajme

Ky është truproja shqiptar i shumë presidentëve amerikanë

Djali që shihet në foto, duke valëvitur një fanellë me flamurin shqiptar, ndodhet në tarracën e ndërtesës më të rëndësishme të botës, ku merren vendimet dhe qëndron presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foton e ka ndarë në rrjetet sociale, Gjon Juncaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili ka punuar disa vite edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë, për të ndihmuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Lexo më shumë  Në vitin 2026, agroindustria pret rritje të kostove dhe rënie konsumi në Shqipëri

“Përgëzime mikut tim dhe vëllait shqiptar, pas përfundimit të misionit të tij në Shërbimin Sekret Amerikan.

Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë, po i tregon gjithë botës krenarinë e tij pas 30 vitesh që ka mbrojtur Presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Junçaj në statusin e tij në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *