Lajme

Gazi i hedhur nga njerëzit e Bashës futet edhe brenda selisë, persona brenda ndihen keq

Lulzim Basha ka përdorur një sasi gazi lotsjellës të jashtëzakonshëm, duke harruar se gazi hyn dhe depërton kudo, ndaj një pjesë e konsiderueshme e këtij gazi, ka hyrë brenda selisë, duke bërë që njerëzit që ndodheshin aty të ndihen keq, madje ka raportime se është kërkuar edhe ambulanca. 

Ky ka qenë momenti kur është kërkuar ndihma e policisë, për të bërë të mundur daljen jashtë nga selia. 

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë sapo ka mbërritur policia. Berisha ka vijuar qëndrimin me kundragaz në shkallët e selisë dhe më pas është larguar. 

Gjatë protestës është përdorur dhunë, nga persona brenda selisë, të cilët kanë përdorur shkopinj për të goditur protestuesit. 

Kujtojmë se Lulzim Basha, ka qenë mjaft kritik ndaj ish ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, kur ky i fundit përdorte gaz lotsjellës ndaj protestuesve demokratë. Sot, Basha ka bërë të njëjtën gjë, duke hedhur gaz ndaj demokratëve, duke dëmtuar padashur edhe deputetët, mbështetësit e tij, por edhe veten! 

Lexo më shumë  Me heqjen e masave Kosova përfiton 205 mln euro nga BE-ja në fund të janarit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *