Lajme

Arrestohet edukatorja e një kopshti në Fier, ku vdiq një trevjeçar

Një 27-vjeçare me iniciale R.B. edukatore në një kopsht privat në Fier, ku një ditë më parë ndërroi jetë një fëmijë trevjeçar, është arrestuar nga policia.

Sipas policisë, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikëqyrjen e kësaj shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Lexo më shumë  Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret

Dyshimet janë se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit. Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.

Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e kopshtit duke e dërguar urgjentisht në spital, por ka qenë e pamundur për mjekët pasi fëmija ka mbërritur pa jetë aty.

Lexo më shumë  Qeveria mblidhet “online”, i merr dy vendime

Daja i vogëlushit shpjegoi se si çdo mëngjes fëmija është dërguar në kopsht dhe në mesditë i kanë marrë në telefon dhe u kanë thënë se fëmija nuk është mirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *