Lajme

Ja “Strategjia” e Bashës për të penguar protestën para selisë

TIRANË– Makina po parkohen në oborrin e selisë së Partisë Demokratike për të penguar grumbullimin e protestuesëve të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mesa duket, përveç dyerve të siguruara me çelik, ky është hapi i radhës nga ana e Bashës për të penguar lëvizjet e kundërshtarit, pasi Berisha ka paralajmëruar tubimin në orën 12:00.

Lexo më shumë  Furnizim i ri nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Mbi 3.5 milionë euro për barna jetike për sëmundje të rralla

Megjithatë pritet që në kohën që Berisha të mblidhet jashtë me protestuesit, Basha të jetë në një mbledhje brenda me anëtarët e Kryesisë. Mirëpo nuk dihet se sa do të funksionojë plani i Bashës për të mbajtur larg Berishën, i cili këmbëngul se kryedemokratin, që sipas tij është shkarkuar me referendumin e 18 dhjetorit, do ta nxjerrin “butësisht” nga zyra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *