BallinaBota

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e Italisë

Legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, bëjnë me dije familjarët.

Bashkëshortja e tij, Federica Cappelleti postoi një foto në Instagram me shkiumin “Përgjithmonë”. Ajo nuk dha asnjë shkak për vdekjen e Rossit, por mediat italiane raportuan se ai ishte i sëmurë prej një kohë të gjatë.

Lexo më shumë  Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët, preken vetëm palestinezët

Paolo Rossi udhëhoqi ekipin kombëtar italian drejt fitores së Kupës së Botës 1982. Ai ishte golashënuesi dhe lojtari më i mirë i kompeticionit që u zhvillua në Spanjë.

Një ndër momentet më të mira në karrierën e tij është 3 golëshi i shënuar ndaj Brazili që ishte ekip pretendent për fitoren e botërorit. Nga shumë fansa të futbollit kjo ndeshje e Rossit shikohet si një ndër momentet me të bukura në historinë e kampionatit botëror.

Lexo më shumë  BE u bën thirrje vendeve anëtare të frenojnë kërkesën për naftë: Përgatituni për ndërprerje të zgjatura

Rossi gati e humbi kompeticionin pasi u përjashtua nga futbolli për 2 vite për përfshirje në skandalin e trukimeve të ndeshjeve.

YouTube player