Lajme

Kanal në mes të rrugës Kavajë-Rrogozhinë, banorët: Nuk ka asnjë sinjalistikë, autoritetet të ndërhyjnë!

Një kanal në mes të rrugës Kavajë-Rrogozhinë është kthyer në një shqetësim serioz për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për banorët. Ata kanë protestuar, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve që të paktën të vendoset sinjalistika me qëllim shmangien e aksidenteve.

Kanali në rrugën dytësore Kavajë-Rrogozhinë është kthyer në shqetësim serioz si për shoferët ashtu edhe për banorët e zonës.

Në kushtet kur institucionet nuk po ndërhyjnë, banorët kanë dalë në protestë.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Ata thonë se kanali po u rrezikon jetën banorëve të zonës por edhe drejtuesve të mjeteve që kalojnë aty.

“Është burim aksidenti. Jam banor i lagjes, e kam shtëpinë 50 metra larg. Këtu sapo errësohet, o nëne këmba, o nëne dora.”

“Dy raste i kemi pasur brenda 5-6 ditësh.”

Qytetarët sqaruan se kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve në mënyrë të përsëritur, të paktën për sinjalistikën.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

“Shoferi se di që ka këtu bordurën, asnjë sinjalistikë nuk ka.”

“Nuk është punë partie, por shqetësim i komunitetit tonë. Çfarë i kushton shtetit ta bëjë ose të na lërë ta bëjmë ne që të mos vdesin njerëz.”

Banorët shprehen se kanë qenë disa herë dëshmitarë të aksidenteve të rënda në këtë zonë./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *