Bota

Filipinet ndalojnë martesat e personave nën 18 vjeç, përveç myslimanëve

Filipinet kanë ndaluar martesat për personat nën 18 vjeç. Ligji ka hyrë menjëherë në fuqi, dhe kushdo që e shkel dënohet me 12 vite burg.

Sipas ligjit, shteti konsideron martesën në moshë të mitur, një lloj keqtrajtimi të të miturve sepse degradon vlerën dhe dinjitetin e fëmijës. Që nga ky moment, kushdo që martohet, apo dhe që thjesht bashkëjeton me një person nën 18 vjeç, organizon apo celebron lidhje të tilla, do të dënohet me 12 vite burg.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Por gjithsesi ky ligj do të shtyhet në kohë për komunitetet myslimane dhe indigjene atje, mes të cilave fejesat dhe martesat e parakohshme janë shumë të zakonshme. Në këtë periudhë, Qeveria do të përpiqet të bindë këtë pjesë të popullsisë që të heqë dorë nga kjo praktikë.

Plan Internationl, një grup britanik që lufton për të drejtat e njeriut dhe që ka punuar shumë për miratimin e këtij ligji, klasifikon Filipinet në vendin e 12 në botë për sa i përket numrit të martesave me të mitur.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *