Lajme

Zbulohen rrogat e 4 të arrestuarve që nxorrën databazën me të dhënat personale

TIRANË – Andi Agaraj dhe Eni Qirjako, dy specialistët e IT, të cilët akuzohen se kanë nxjerrë të dhënat personale me pagat dhe targat e mijëra qytetarëve shqiptarë, paguhen nga AKSHI me rreth 1 mijë euro në muaj.

Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë pikërisht në listat që vetë këta të fundit nxorrën dhe rezulton se ata paguhen me nga 102.502 lekë në muaj, ose rreth 1 mijë dollarë, ndërsa figurojnë të punësuar te AKSHI në pozicionin e Specialistit të Nivelit të Lartë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, Endri Ikonomi rezulton në databazën e prillit se është drejtori i përgjithshëm i një institucioni financier “Credit 2 Al” dhe ai paguhet në muaj me vlerën 387,774 lekë ose rreth 3800 USD. Kurse personi tjetër, identifikuar si Klodian Sota është menaxher pranë kompanisë “Smart Collection” dhe paguhet me pagë minimale rreth 40 mijë lekë, ose 400 USD.

Skandali me rrjedhjen e të dhënave personale të rreth 630 mijë shqiptarëve shkaktoi mjaft reagime në opinionin publik dhe atë politik, ndërsa sot Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka arrestuar për këtë skandal katër persona.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Andi Agaraj dhe Eni Qirjako janë dy specialistët e IT te Drejtoria e Tatimeve, të cilët morën të dhënat personale duke ja shitur më pas dy përmbaruesve, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Ishte Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t, e cila ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, në këmbim të përfitimeve financiare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *