BallinaLajme

Tym e flakë” te Kryeministria, përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërhyn FNSH

Ashtu si te Ministria e Brendshme, protesta kulmopi më përplasje edhe te Kryemninistria. Efektivët e policisë tentuan ti largojnë protestuesit që tentuan të futen në godinë, ndërsa këta të fundit qëlluan ndaj tyre me shashka, çadra, shishe etj.

Mendohet se policia hodhi gaz lotsjellës. Pas kësaj pati një tërheqje, por sërish protestuesit avancuan drejt derës.

Lexo më shumë  Qeveria premton edhe 1 milion nëse e mund Turqinë

Raportohet se brenda godinës ka efektivë policie në gatishmëri. Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ndodhet aty  dhe po jep udhëzime.

Në orën 18:29 ndërhynë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët zhvendosën protestuesit poshtë shkallëve.

Pas Ministrisë së brendshme protesta për të riun Klodian Rasha, viktimë e policisë, u zhvendos para Kryeministrisë.

Protestuesit u ndanë në dy grupe, një pjesë te Ministria dhe të tjerët para godinës së qeverisë në portën hyrëse të së cilës është vendosur një kordon policie.

Lexo më shumë  Xhaferri: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë, 'turizmi i karburantit' i kushton shtetit 400 milionë euro

Protestuesit kanë hedhur sende të forta edhe te Kryeministria ndërsa bëjnë thirrje “Duam drejtësi, Rama ik!”

Përplasje ka pasur edhe mes vetë protestuesve./oranews/

YouTube player