Lajme

Dosja: Databaza e pagave u shit nga punonjësit e AKSHI-t për 20 – 30 mijë lekë

Databaza e pagave të 690 mijë shqiptarëve është shitur kundrejt një shpërblimi prej 20 mijë – 30 mijë lekëve, mëson Ora News.

Ora News zbulon detaje të reja lidhur me dosjen e skandalit të pagave dhe arrestimin e 2 specialistëve të IT, punonjës të AKSHI dhe dy punonjësve në subjekte private.

Transferimi i të dhënave është bërë në intervale të ndryshme kohore, nga Tetori i 2020 deri në Shtator të 2021.

“Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e “Siostemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme së Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ja ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblimi prej 20.000 deri në 30.000 lekë” thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News.

Të arrestuarit 

Eni Qirjako, specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. 

Andi Agaraj  specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. 

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Klodian Sota, punon tek kompania “Smart Collection” ne pozicionin menaxher.

Endri Ikonomi punon Drejtor i Pergjithshem ne kompanine Credit 2 ALL

Te dhenat u nxorren me email

Të dhënat janë nxjerrë nga database e “Sistemit Cats” drejtorisë së Tatimeve Tiranë 

“Shtetasit Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako dhe në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 mijë lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara.

Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi Eni ia kalonte në email me programin wetransfer I ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj I ka kopjuar në CD dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore Klodianit” thuhet në dosjen e prokurorisë.

“Moza Seraj”

Në dosje thuhet se pas nxjerrjes së të dhënave vetë specialistja e IT Eni Qirjako është vënë në dijeni të shpërndarjes së pagave më 22 dhjetor të vitit 2021, dhe ka konstatuar se data dhe ora e krijimit të file-ve përkon me të dhënat që i ka dërguar kolegut të saj, Andi Agarajt.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Për këtë ajo ka lajmëruar menjëherë drejtorin e saj Ervin Muçën ku i ka bërë të qartë se user-i i krijuar me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj.

Cfare u gjet ne banese

Më 28 dhjetor 2021 në banesën e Klodian Sotës u gjet “hard disk” të jashtëm ku dyshohet se janë të gjitha të dhënat e pagave të dala nga sistemi “Cats” i Drejtorisë së Tatimeve të marra nga Andi Agaraj.

Akuzat 

Eni Qirjako, specialist i IT e AKSHI, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

Andi Agaraj, Specialist IT i AKSHI i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

Klodian Sota i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

Endri Ikonomi, dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/6 i K.Penal

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *