Lajme

Skandali i pagërrjedhjes-Ja kush i vodhi të dhënat

Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka dalë në një konferencë ku ka folur rreth arrestimit të 4 personave, lidhur me skandalin e publikimit të pagave. Ajo ka thënë se janë arrestuar 2 persona të punësuar në institucione shtetërore e dy të tjerë në sektorin privat.

Këta të fundit, kanë blerë të dhënat te punonjësit shtetërorë. Sipas Imerajt, hetimet po vijojnë edhe në Drejtorinë e Transportit Rrugor, pasi janë publikuar dhe të dhënat e targave të shtetasve shqiptarë.

“Duke marrë shkas dëmtimin e interesave të shtetasve dhe interesin e shtuar të publikut në raport me ngjarjen. Por edhe shqetësimin që ushtroj si Prokurore në një ngjarje të tillë ku të dhënat shpërndahen në whatsapp-e, nga ana e Prokurorisë është operuar me hetimin. Janë kryer veprimet hetimore, janë marrë të dhënat përkatëse. Është vijuar me sekuestrimin e pc, servare, duke arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm e si rezultat të hetimit paraprak kemi identifikuar 4 autorë. Dy janë punonjës në institucionet shtetërore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ka të dhëna të rëndësishme të bazuar në prova se kanë rrjedhur të dhënat personale. Punonjësi i IT që është punësuar te AKSHI, duke pasur aksesin në të dhënat personale në pagat e disa muajve ka hyrë duke marrë këtë të dhëna e këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj dhe ky i fundit ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur subjekteve private. Punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën dhe të dhënat e siguruara i kanë shitur në struktura private.

Janë arrestuar dhe 2 autorë të dyshuar që punojnë në sektorin privat. Prokuroria fillon hetimet, sepse edhe në Drejtorinë e Transportit ka të dhëna që lidhen me targa”, tha Imeraj.

Prokuroria e Tiranës ka dhënë një deklaratë për mediat mbi ecurinë e hetimeve sa i takon ngjarjes së pagërrjedhjes.

Sipas tyre kanë qenë punonjës të shtetit ata që kanë shitur të dhënat.

“Si rezultat i hetimit paraprak kemi arritur të zbulojmë dhe evidentojmë deri në këto momente katër autorë të ngjarjes ku dy prej tyre janë punonjës në strukturat përkatëse të shtetit dhe konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me punonjës me detyrat specifike si punonjës IT-je, nga të cilët ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova që kanë rrjedhur të dhënat personale me natyre sensitive dhe konkretisht pagat e disa muajve,” – u shpreh Elisabeta Imeraj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *