Sport

Murinjo refuzoi ekipin e madh italian tre vite më parë: Vendimi më i mirë që kam marrë

Si një lumë i dalë nga shtrati. I tillë ishte Zhoze Murinjo pas disfatës së djeshme në “San Siro”. Inati i trajnerit është i gjithi kundër arbitrave e sidomos asistenteve në VAR.

“Ende nuk kam parë një imazh apo video ku të dalloj se është një penallti ajo prekje e Abrahamit. Ai e ka shtrirë krahun, por nuk ka kontakt të fortë dhe të qartë. Asistenti Aureliano ishte në shtëpi, por me sa duket, donte të qëndronte këtu.

Kur dëshiron të bëjë fenomenin, thërret kryesorin (Daniele Kifin) që shkon në monitor për të analizuar pamjet. Kundër Milanit në ‘San Siro’ ne jemi të vegjël.

E të mendosh që para tre vitesh isha pranë kuqezinjve. Pronarët e rinj më ofruan postin e trajnerit. U mendova tri ditë e më pas refuzova. Pas vërshëllimave të sotme, mendoj se ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë”. Sa i përket ndeshjes, ajo nuk i kënaqi pritshmëritë e “Specialit”.

Nivel i dobët, teknik sipas portugezit, që në deklaratën e tij shtoi: “Ne ishim në lojë deri në momentin që Karsdorp shkon në dhomat e zhveshjes.

Një lojë e ulët në nivel teknik. Kemi gabuar në elementet bazë të futbollit, sidomos nëse shihni golin e dytë ose penalltinë e fundit. Këta janë dy shembuj të shumë situatave ku humbasim topin në pasime të thjeshta. Cilësia e paraqitjes ishte e ulët, por ne ishim gjithmonë në lojë”.

Mou ka rezerva për trajtimin e episodeve të dyshimta. “Penaltia e Milanit nuk ishte në krahasim me atë të Zaniolos dhe Ibanjezit, ndaj arbitri ose jep 3, ose asnjë, por Kifi zgjodhi t’i jepte një kundër një skuadre që po humbet 3-1 e që nuk do të ketë dy lojtarë kundër Juventusit.

Kërkojmë uniformitet në gjykim. Ndoshta kemi nivel të ulët teknik, por për fat të keq, jemi edhe gjithmonë të pafat në aspektin e arbitrimeve”, përfundoi trajneri i Romës që tashmë ndodhet nëntë pikë larg zonës së Champions-it e të dielën rrezikon të thellojë problematikat e saj kur përballë të ketë Juventusin.

Vlen për t’u theksuar se në momentin e hyrjes në fushë të Ibrës, pati ofendime nga tifozë romanistë (E quajtën “cigan m…”), por Zhoze i “urdhëroi” që të heshtnin dhe ata iu bindën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *