Kosovë/ 11 persona kanë humbur jetën dhe 561 të tjerë janë regjistruar pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 11 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 561 të tjerë. Ndërkohë që 884 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 31.041.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 269 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste, Malishevë 9 raste, Shtime 8 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Skenderaj 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Gjakovë dhe Kllokot.