Lajme

“Pesë orë gjumë nuk mjaftojnë” Herët apo vonë? Ja kur duhet të zgjoheni për ta nisur ditën mbarë

Zgjimi i mëngjesit, një nga “makthet” e  shumë prej nesh.

Ju ka ndodhur dhe ju të  vendosni alarmin çdo 5 minuta, dhe si përfundim të zgjoheni vonë dhe po ashtu të shkoni vonë për punë? Por kur është orari më i mirë për tu zgjuar?

Mësuesja e jetës (life coach) Donika Gunther, nëpërmjet një lidhjeje me Skype nga SHBA thotë se ora 6 e mëngjesit është ora ideale për tu zgjuar, ndërsa ora 22:00, 23:00 e darkës ora më e mirë për të rënë në gjumë.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Donika thotë se zgjimi në mëngjes ka përfitime për njeriun, pasi në orët e mëngjesit trupi është më energjik.

Donika Gunther: 5 orë gjumë nuk janë mirë, të paktën 7 deri në 8 orë gjumë janë më se të nevojshme. Duhet të karikohesh, të pushosh, sepse trupi ka nevojë edhe për ushqim, edhe për ujë edhe për gjumë, i do të gjitha. Unë për veten time zgjohem në orën 5 e gjysmë. Zakonisht zgjimi në orën 6 është shumë mirë, sepse ke kohë për të bërë dush, për të bërë ushtrime. Unë bëj meditime dhe joga. Sa më shpejt të zgjohesh në mëngjes, aq më mirë është, sepse trupi është më energjik gjatë mëngjesit. Ora 10, 11 e darkës është më normalja për të rënë në gjumë.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *