COVID-19 në botë, mbi 300 mln persona të infektuar dhe rreth 5.5 mln viktima
Numri i rasteve të konfirmuara me Covid në mbarë botën kaloi shifrën e 300 milionë të infektuarve, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, ndërsa vdekjet për shkak të komplikimeve të COVID-19 kanë arritur në 5,472,263.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë raportuar 58,449,898 infeksione me koronavirus dhe 833,957 vdekje, mbeten vendi më i goditur nga pandemia në botë.
Rastet me Covid dhe vdekjet në Amerikë përfaqësojnë më shumë se 19% të rasteve dhe më shumë se 15% të vdekjeve në mbarë botën.
Vendi i dytë më i goditur për sa i përket rasteve është India (35,109,286 infeksione dhe 482,876 vdekje), e ndjekur nga Brazili (22,328,252 infeksione dhe 619,654 vdekje).
Rruga Press