Lajme

Vranësira dhe shira në të gjithë vendin, fillon ulja e temperaturave, moti sot

SHQIPËRI – Dita e sotme, e premte 7 janar 2022, do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe inervalet me diell në pjesën e parë të ditës.

Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe me kalimin e orëve reshjet përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Në relievet e larta malore priten reshje të dobta dëbore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të jetë e fortë dhe me shpejtësi deri në 12-15m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 7°C, në zona e ulta  3 deri 16°C dhe në zona bregdetare 6 deri 16°C.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zemërim i shqiptarëve ndaj evropianit në bashkëpunim me Serbinë, FSHF-ja censuron reagimet duke bllokuar komentet
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *