Lamtumirë Klodian! Efektivi i policisë merret sërish në pyetje
Famijarë, miq dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën Klodianit 25 vjeçar I cili u vra nga një efektiv policie rreth orës 01:45 minuta afër banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha”
Ndërkohë gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj informon se efektivi i policisë i arrestuar për këtë ngjarje të rëndë është marrë sot në pyetje për herë të dytë.
Inspektori N.H., akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Policia e Tiranës është përjashtuar nga hetimet.