Lajme

Mungojnë emrat shqiptarë në dekadën e fundit, sipas INSTAT

Me emrin e gazetares së Euronews Albania, Elona Gjylmi janë 5069 persona të tjerë në Shqipëri. Sipas INSTAT pjesa më e madhe e tyre janë të lindur në Tiranë dhe Durrës.

Emri Elona nisi të përdorej gjerësisht në vitet 80’ dhe kulmin e arriti në vitin 1986, kur ishte emri mbizotërues ndër vajzat e porsalindura.

Instituti i Statistikave jep informacion për sa persona kanë emrin tuaj, në cilën zonë të Shqipërisë jetojnë dhe kur emri juaj ka qenë më në modë.

Në 10 vitet e fundit asnjë prej 10 emrave më të përdorur nuk është shqiptar.

Emri Amelia prej vitesh kryeson listën e më të përdorurërve ndër vajza. Ndërsa, Noel është emri më i përdorur në këtë deekadë për djemtë.

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

Telenovelat kanë lujatur prej vitesh një rol të rendesishëm në përzgjedhjen e emrave të fëmijëve në shqipëri.

Pas shpërthimit të emrave latinë, si pasojë e telenovelave nga Amerika Jugore, tashmë vendin e kanë zënë emrat oriental, ndikuar kryesisht nga telenovelat turke. Kjo dukuri vihet re dhe në Kosovë.

Kudo online prindërit e rinj, mund të gjejnë faqe me sugjerime për emra, përfshirë dhe domethënien e tyre.

Trendi global ka prekur dhe shqiptarët. Emrat tregojnë identitet por dhe kushtet politike në të cilat një komb ndodhet.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Emrat ilirë megjithatë nuk duket se ikin nga moda. Por jo emrat me të cilët janë mbushur 2 ose më shumë breza shqiptarësh. Prindërit e rinj kërkojnë ndër lista që gjenden online emra të veçantë nga antikiteti ynë.

Arkeologu Neritan Çeka tregon se ndër shekuj emrat ilirë janë përshtatur e ndryshuar, por duke ruajtur bazën. Po ashtu dhe ata fetarë.

Gjuhëtarët thonë se ashtu si veshjet edhe emrat u përshtaten modës. Teksa përzgjidhni emrin e fëmijës suaj, sigurohuni që ai të rezistojë sa më gjatë./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *