Lajme

Shqipëria mbështet sanksionet e SHBA-ve ndaj Dodik: Kundërshtojmë përpjekjet për të minuar stabilitetin në rajon

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka mbështetur sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj anëtarit serb të Presidencës në Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Këtë të fundit, Departamenti amerikan i Thesarit e ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive.

Në një postim në Facebook, MEPJ deklaron se Shqipëria mbështet sanksionet ndaj Dodik dhe se përkrahet fuqishëm integriteti territorial i Bosnje Hercegovinës. Po ashtu, MEPJ njofton se kundërshton çdo përpjekje për të minuar paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Siç thuhet në njoftim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me Dodikun.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *