BallinaLajme

THELLOHET “ENIGMA”, MONOLITI I TEJDUKSHËM ZBULOHET NË ISHULLIN BRITANIK

Misteri vijon të thellohet. Pas Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane, një monolit misterioz u gjet gjithashtu në ishullin anglez të Wight.

BBC raporton se struktura vezulluese me një sipërfaqe reflektuese u zbulua në plazhin e njohur Compton. Objekti është mbi dy metra i gjatë dhe rreth 60 centimetra i gjerë.

Lexo më shumë  Kreu i Unionit të Gjyqtarëve në Shqipëri: Ligji për pagat bie ndesh me Kushtetuesen. Që nga 2019-ta na është ulur rroga 19 %

“Shumë njerëz kaluan pranë saj dhe e injoruan. Është tepër e lezetshme”, tha gruaja që e pa për herë të parë atë, transmeton ‘a2news.com’.

Objekte të ngjashme janë zbuluar gjithashtu kohët e fundit në Utah,  Kaliforni dhe Rumani. Në mediat sociale flitet shumë për këto monolite dhe ka nga ata që i konsiderojnë si punë të përkohshme nga një ose më shumë artistë, të cilët pas një kohe i zhdukin, siç ndodhi në Utah.

Lexo më shumë  Në Kosovë, u shkarkua me urdhër të Kurtit, Rama e emëroi në krye të SHISH në vitin 2023. “Shkëlqimi” dhe “rënia” e Vlora Hysenit pas masës së dhënë nga SPAK
YouTube player