BallinaBota

Covid prek kafshët/ Luanët në kopshtin zoologjik të Barcelonës rezultojnë me koronavirus, mbetet mister mënyra e infektimit

Lajmi është konfirmuar nga veterinerët, pasi i janë kryer analizat katër luanëve, tre femra dhe një mashkull. Sakaq, është bërë e ditur se dhe dy punonjës në kopshtin zoologjik kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, muajin e kaluar. Por, ende nuk është bërë e ditur sesi janë infektuar luanët, hetimet po merren me zbulimin e plotë të kësaj çështje.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Katër luanë në një kopshti zoologjik në Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas Dailymail, lajmi është konfirmuar nga veterinerët, pasi i janë kryer analizat katër luanëve, tre femra dhe një mashkull.

“Luanët kanë marrë kujdesin e duhur veterinar për gjendjen e tyre , e cila ishte me simptoma të lehta, e ngjashme me një gjendje shumë të lehtë të gripit,”-thuhet në njoftimin e kopshtit.

Është bërë e ditur se dhe dy punonjës në kopshtin zoologjik kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, muajin e kaluar. Por, ende nuk është bërë e ditur sesi janë infektuar luanët, hetimet kanë nisur për zbulimin e plotë të kësaj çështje.

Ndërkohë, ky është kopshti i dytë ku kafshët kanë rezultuar pozitive, pasi në muajin prill ishin katër tigra dhe tre luan në Neë York që po ashtu u infektuan me virusin.

Lexo më shumë  Merz: Një forcë shumëkombëshe e udhëhequr nga Evropa në Ukrainë do të sjell paqen
YouTube player