Detaje të reja nga ekzekutimi i të riut nga policia në Tiranë
Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në mesnatë në Tiranë, ku një polic ka qëlloi me armë zjarri për vdekje një 25-vjeçar.
Fqinjët thonë se Klodian Rasha më 2016 u akuzua nga policia për heqje të paligjshme të lirisë, por përpos kësaj, nuk ka pasur tjetër problematikë.
Ai ka qenë i papunë, është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.Polici që kreu vrasjen po mbahet i shoqëruar në komisariat. SHÇBA po sheh nëse veprimet e policisë janë brenda protokollit të nevojshëm.
Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre”. Kamerat e sigurisë do të shikohen dhe SHÇBA do të vërejë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.