BallinaLajme

Sot Dita Kombëtare e Rinisë, 30 vite më parë studentët u ngritën për demokraci

Si sot, 30 vite më parë nga ky shesh, nisi lëvizja që do të ndryshonte sistemin politik në Shqipëri, duke i dhënë një rrjedhë tjetër historisë së vendit.

Nën drejtimin e Azem Hajdarit, një grup studentësh dhe pedagogësh, banorë të Qytetit Studenti, u bënë protagonistë të lëvizjes, duke  hapur kështu rrugën pluralizmit politik, ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, jehonin në gjithë kryeqytetin.

ë rinjtë kërkonin ngritjen e një sistemi pluralist, me format perëndimor, integrimin në Europë si dhe bazë për një shoqëri të lirë dhe demokratik, kërkesa këto që dhe sot pas 30 vitesh nuk janë konsoliduar.

Më 9 dhjetor, studentët ia parashtruan kërkesat e tyre, presidentit të atëhershëm, Ramiz Alia. Protestat e tyre vijuan, duke gjetur gjithnjë e më shumë mbështetjen e qytetarëve nga gjithë Shqipëria, derisa rrëzuan pas 46 vitesh sistemin komunist në vend.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në vitin 2009, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si dita e rinisë, festë kombëtare në nder të studentëve të lirisë.

YouTube player