BallinaLajme

Basha kërkon ndihmën e vendeve anëtare të BE-së për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet online. Në fjalën e tij, Basha u ndal veçanërisht tek situata e rënduar shëndetësore në vend dhe mungesa e masave për të menaxhuar situatën nga ana e qeverisë.

“Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testimeve, çka e bën të pamundur në një anë identifikimin në kohë të të infektuarve me COVID-19 dhe trajtimin e tyre në mënyrë profesionale, dhe në anën tjetër shkëputjen e zinxhirit të infektimit. Sot, numri i të infektuarve është rritur dhe shtrirë kudo, fatalitetet po ashtu, ndërsa kapacitetet spitalore janë ezauruar. Shqipëria vuan dhe mungesën e stafeve mjekësore, pasi ka numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve për banor”, tha Basha.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Për këto arsye, Kryetari Basha ka kërkuar ndihmën e vendeve anëtare të BE, që janë pjesë e PPE, për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër COVID-19″, theksoi kryedemokrati.

Shqipëria,- tha Basha, – ndodhet sot në krizë të thellë ekonomike, papunësia është rritur dhe shumica dërrmuese e qytetarëve nuk e perballojnë dot blerjen e medikamenteve anti-COVID, të cilat fatkeqësisht në Shqipëri, janë me çmime më të larta se në çdo vend tjetër.

“Ndihma e vendeve tuaja me vaksina anti-COVID, në çfarëdo sasie që të jetë, është mëse e mirëpritur, dhe ne do t’ju jemi gjithmonë mirënjohës. Vendi im dhe qytetarët e mi, jane në një situatë tejet të vështirë, e cila sa vjen dhe po përkeqësohet. Prandaj, ju lutem na ndihmoni në këto kohë tejet të vështira”, tha ai.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kryetari Basha pati po ashtu biseda të veçanta me përfaqësues të qeverive të vendeve anëtare të BE, ku kërkoi ndihmë për vaksinën anti-COVID, biseda që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Në Asamblenë Politike të PPE, një vend të veçantë zuri dhe klima e rënduar politike, e diktuar nga ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës, e cila prishi dhe marrëveshjen e arritur me mbështetjen e partnerëve europianë dhe amerikan.

YouTube player