Lajme

Në punë dhe supermarkete kërkohet certifikata e vaksinimit

TIRANË – Duke filluar nga sot në vendin tonë hynë në fuqi masat e reja të vendosura nga qeveria shqiptare në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron. Në fotot e publikuara nga agjencia e fotografive, LSA shihet se si në shumë biznese punonjësit kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit para se të hynin në punë.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik njoftoi se nga data 4 janar punonjësit e administratë publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve , do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë. Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi në mbledhjen e fundit se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin e-Albania, ku edhe hidhen të dhënat e të injektuarve me vaksinën e zgjedhur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *