BallinaLajme

Skualifikimi nga gara për Gjykatën Kushtetuese, KED miraton procesverbalin për tre kandidatët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar ditën e sotme procesverbalin e datës 26 nëntor 2020.

Në një njoftim për mediat, KED ka bërë me dije rendin e ditës ku u miratua vendimi për skualifikimin e tre kandidatëve nga gara për Gjykatën Kushtetuese.

KED vendosi  më 26 nëntor të përjashtojë gjyqtarët Aldona Sylaj, Ardita Bunaj dhe Shaqir Hasanaj që kandidonin për Kushtetuesen.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas KED, kandidatët kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

YouTube player