BallinaLajme

Banorët e fshatit Bishan në Vlorë pa ujë të pijshëm, administratori thotë pihet

Banorët e fshatit Bishan në Vlorë ankohen se që pas përmbytjeve të vitit 2014, uji që u shkon në çezma është me ngjyrë dhe i ndotur, ndaj nuk e përdorin as për të pirë e as për gatim! Nga ana tjetër, drejtuesit vendorë, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikës, por u thonë se uji është i pijshëm!

 Banorja:  Është i verdhë i pistë, nuk bën për të gatuar e pirë

Por përgjigjja që banorët e fshatit Bishan thonë se kanë marrë nga administrator i Novoselës, Kanan Shakaj më së pakti është tallëse.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Banori: Jemi ankuar te Kanani e te të gjithë, pihet thotë.

BanorjaKu të ankohesh?

Problematika e ujit të ndotur që shkon në Bishan të Vlorës është e njohur që pas përmbytjeve masive të zonës në vitin 2014!.

Banorja:Në Bishan nuk ka ujë të pijshëm që kur u bë përmbytja, nuk pihet më uji.

Amortizimi i rrjetit sipas banorëve bën që uji i pijshëm të përzihet me ujërat e zeza. Por autoritetet sipas banorëve nuk kanë ndërmarrë asnjë ndërhyrje për ti dhënë zgjidhje edhe pse ua kanë premtuar në vazhdimësi.

Banori : Ja do vijë fushata, gënjejnë ata.

Banorja: Në këto kushte detyrohen që ujin e pijshëm ta blejnë.

Thonë se tregtarët e ujit u shkojnë një herë në javë dhe ua shesin me 5 lek litri!.

Banorja:Vjen boti e blejmë.

Banorja:Vetëm e përdorim për të larë se për të pirë nuk bën

Veç ujit të pijshëm, shqetësim për banorët e Bishanit mbetet sistemi i munguar i kanalizimeve të ujërave të zeza !

Banori: Kush voton më tani, ata e marrin vetë nuk është se votohet

YouTube player