BallinaBota

Sëmundja misterioze në Indi, 227 persona në spital, përjashtohet Covidi

Një sëmundje misterioze në Indi është bërë shkak për shtrimin në spital të 227 vetëve. Zyrtarët kanë përjashtuar Covidin pasi analizat laboratorike kanë rezultuar negative. Dyshimet janë për ndotje të ajrit ose të ujit, por qeveria e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Të paktën 227 persona janë shtruar në spital në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh, për shkak të një sëmundje misterioze. Pacientët kanë shfaqur simptoma si gjendje të fikëti dhe të vjella. Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e sëmundjes që preku qytetin Eluru, ndërsa vendi gjendet në një përballje të rëndë me pandeminë e covid-19.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Andhra Pradesh është një nga shtetet më të prekura të Indisë, e më shumë se 800.000 të infektuar. Por të dhënat tregojnë se nuk është koronavirusi shkaku i shtrimeve të fundjavës. Ministri i Shëndetit, Alla Kali Krishna Srinivas, tha se të gjithë pacientët kanë rezultuar negative pas testimit për covid 19.

“Njerëzit që u sëmurën, veçanërisht fëmijët, papritmas filluan të vjellin dhe u ankuan për djegie të syve. Disa prej tyre u ra të fikët ose pësuan kriza,” tha një oficer mjekësor në Spitalin Qeveritar Eluru.

Shtatëdhjetë njerëz pas kurimit lanë spitalin, ndërsa 157 të tjerë janë ende duke u trajtuar. Kryeministri i shtetit, Jaganmohan Reddy, tha se ekipet speciale mjekësore po dërgohen në Eluru për të hetuar shkakun e sëmundjes.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Në analizat e gjakut të pacientëve nuk u zbulua ndonjë provë e ndonjë infeksioni viral.

“Ne përjashtuam ndotjen e ujit ose ndotjen e ajrit si shkak pasi zyrtarët vizituan zonat ku njerëzit u sëmurën,” tha ai. “Është një sëmundje misterioze dhe vetëm analiza laboratorike do të zbulojë se çfarë është.”

Sidoqoftë, partia opozitare Telugu Desam ka bërë thirrje për një hetim mbi ngjarjen, duke këmbëngulur se shkaku i sëmundjes është kontaminimi i ujit.

YouTube player