OFL i dërgon formularin 5 personave të dënuar në Fier
Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë 5 personave të dënuar për vepra të ndryshme penale. Ata janë Bledar Qemalaj, Arjan Rushi, Roland Sota, Marteos Pasho dhe Enri (Gazmir) Ajdinaj. OFL ka njoftuar se formulari i është dërguar :
- Bledar Qemalaj, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
- Arjan Rushi, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;
- Roland Sota, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;
- Marteos Pasho, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
- Enri (Gazmir) Ajdinaj, banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Këta individë duhet të dërgojnë një përgjigje me shkrim OFL-së, si subjekt i Ligjit Special, dhe më pas këto përgjigje do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.