BallinaLajme

Durrës, sherr me thika në një lokal/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe pronari i gjobitur

Një sherr i cili përfundoi me dhunë fizike në një lokal të Ishmit në Durrës ka bërë që të arrestohen katër persona. Në pranga ranë tre shtetas që goditën me mjete të forta dhe prerëse tre të tjerë, si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili u gjobit edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit. I.K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së
YouTube player