BallinaLajme

Grabitja e kambistit në Korçë, arrestohet njëri prej autorëve

Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr. 18, Korçë, ku i vodhën me dhunë, pronarit të një pike exchange 1.000.000 lekë.

Njëri prej të dyshuarve të ngjarjes i cili u kap nga Policia në një lokal në lagjen nr. 18, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka përfunduar në pranga

Lexo më shumë  Këngëtarja e njohur reagim të fortë ndaj Ramës, Anjeza Shahini: Shoh një shëmbëlltyrë diktature, më mirë ik si kryeministër i dështuar se si diktator

I arrestuari është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

“Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një celular, një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes,” – thuhet në deklaratën e Policisë.

Ndërkaq vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Lexo më shumë  Mes protestave në Tiranë, Parlamenti njofton se do të mblidhet të enjten
YouTube player