BallinaLajme

Soreca: Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kusht për bisedimet me BE

Pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca.

Ky i fundit ka shpërndarë postimin e ambasadores, duke theksuar rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në procesin e integrimit.

Lexo më shumë  SPAK-u godet fort qeverinë Rama, del e-maili për vilën e Ballukut në Dhërmi: "Zemër, po të dërgoj fotot e Belës, që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6. Në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do behet pishina. Më pëlqen shumë. Рuç"
Drena 300x250

“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të gjykatës është një kusht kryesor për të hapur bisedimet e pranimit në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në”, shprehet Soreca.

Më herët ambasadorja Kim u shpreh se KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për ta dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament.

Lexo më shumë  Del dokumenti final! Parlamenti Europian zbardh rezolutën e plotë për Shqipërinë: Kritika të forta për zonat e mbrojtura, Ligjin e Investimeve Strategjike, korrupsionin, Vjosë-Nartën dhe Sazanin
YouTube player