BallinaLajme

VIDEO/ Tirana përtej propagandës! Kaos, baltë dhe ndotje në kryeqytet

Përtej propagandës, videove të montuara dhe regjisë së kontrolluar, Tirana reale, ajo që prekin qytetarët çdo ditë, është diçka krejt tjetër.

Përpos probleme me furnizimin me ujë, pavarësisht rritjes së tarifave, qytetarët e Tiranës përballen edhe me ndotjen, ndërtimet pa kriter por edhe me baltën në shumë rrugë e lagje të kryeqytetit.

Lexo më shumë  Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

Edhe pse vendi po kalon një krizë të thellë ekonomike, shkaktuar edhe nga Covid-19, ndërsa ka rënë fuqia blerëse, ndërtimet sa vijnë e rriten në Tiranë.

Pamjet e mëposhtme janë filmuar ditën e sotme në zonën e Unazës së Madhe ku shihet qartë situata në kryeqytet.

YouTube player