Nga ky shteti i evropës erdhën më shumë mërgimatarë
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” bëri të ditur se viti 2021 u përmbyllë me 2,176,036 udhëtarë.
Numri i fluturimeve ka qenë më i madh gjatë muajve verorë (korrik-gusht) dhe po ashtu në muajin dhjetor kanë qenë 1500 fluturime, me afro 200 mijë pasagjerë.
Theksohet se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa.
Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj, si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtutgarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë.
Mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje, shkruan albinfo.ch.Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.
Rruga Press