Lajme

Pas rihapjes nga Covid-i papunësia ra për të arsimuarit, u rrit për të pashkolluarit

TIRANË – Pandemia ndryshoi kursin e punësimit për nivelet arsimore, duke favorizuar ata me arsim të lartë kundrejt të pashkolluarve që panë rritje të papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2021, kur vendi hoqi pothuajse totalisht masat kufizuese.

Të dhëna të detajuara të INSTAT të gjeneruara nga Anketa e Forcave të Punës tregojnë se papunësia në grup-moshën 15-64 vjeç ra në 10.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021, nga 12.4% që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Ndërkohë në personat me arsim 8-9 vjeçar papunësia u rrit për forcën e punës 15-64 vjeç në 11.4% nga 9.1 për qind që ishte para pandemisë në tremujorin e dytë 2019.

Pas pandemisë papunësia shënoi rënie edhe për të punësuarit me arsim të mesëm. Treguesi arriti në 13.9 për qind në mars-qershor 2021, nga 15% që ishte në fillim të vitit.

Lexo më shumë  Bekim Qoku takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte: Përkushtim për kontribuim në politika që garantojnë stabilitet, siguri dhe zhvillim

Pandemia si kudo në botë shkaktoi papunësi tek shtresat më të varfra të popullsisë. Masat kufizuese në lëvizje çuan mbylljen e një serie aktivitetesh sidomos në sektorin e shërbimeve dhe turizmit dhe fabrikave ku janë të punësuar një pjesë e personave pa arsim.

Në të kundërt personat me arsim të lartë patën mundësi të punonin në distancë, sidomos në sektori i teknologjisë dhe informacionit. Shumë të rinj shqiptare më profesione të lira të tilla, si inxhinier, arkitekt, ekspertët e TIK gjeten burime të reja punësimi nga agjencitë ndërkombëtare si “UP-work” dhe “Fiverr” për kompani të huaja.

Trendet e punësimit në të gjithë botën kanë ndryshuar ndjeshëm pas pandemisë. Periudha e karantinës ka nxitur dorëheqje jo të zakonta dhe nga ana tjetër kërkesa për disa profesione pas pandemisë është rritur ndjeshëm. Sidomos sektori i transportit ndërkombëtar po për përballet me deficite të mëdha.

Lexo më shumë  Rizvanolli në Kanada: Prioritet ringjallja e transformimi i sektorit minerar

Çrregullimet në tregun e punës pas pandemisë janë prezentë edhe në vendin tonë, por problematika po behet më e mprehte prej emigracionit masiv te të rinjve.

Gjermania ka liberalizuar rregullat për punonjësit e huaj dhe efektet e këtyre masave kanë nisur të ndihen edhe në Shqipëri. Ka një trend në rritje te të gjitha profesioneve për të emigruar për punësim drejt Gjermanisë pohuan agjencitë e punësimit.

Kompanitë shqiptare në sektorin e prodhimit sidomos fasoni aktualisht po përballen me një kërkesë jo të zakonte për punës, por mungesa e punonjësve është kthyer në problematikë të mprehtë dhe po pengon rritjen e mëtejshme të sektorit.

Ndërkohë importimi i punonjësve nga Afrika dhe Azia një nismë që nisi dy vitet e fundit duket se ka dështuar për shkak se tregu shqiptar nuk është ende i edukuar të punësojë me kontrata të rregullta pune dhe të ofrojë garanci për të huajt. (MONITOR)

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *