BallinaBota

Arrestohet teoricieni i konspiracionit që thuajse ‘vrau’ Vladimir Putin

Një teoricien rus famëkeq i konspiracionit, i cili ka bërë emër në pjesën tjetër të botës për teoritë e ndryshme që ka zhvilluar me kalimin e kohës për Vladimir Putin, u arrestua të dielën në Shën Petersburg. Sipas gazetës lokale Fontanka, politologu Valerie Solovei u arrestua për shkelje të masave parandaluese kundër koronavirusit, pasi ai mori pjesë në një demonstrim të opozitës pa veshur maskë. Solovei u arrestua dhe u dërgua në një stacion policor aty pranë.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Pas hekurave, Solovei i tha gazetës Novaya Gazeta me bazë në Moskë se ai ishte “vetëm duke ecur” gjatë tubimit dhe se aktivistët iu afruan për t’i bërë pyetje.

Ky ishte burimi i një serie akuzash të çuditshme muajt e fundit në lidhje me Vladimir Putin, për të cilin ai “zbuloi” që në vitin 2016 se ai do të jepte dorëheqjen për arsye shëndetësore. Deri më tani, këto parashikime nuk janë konfirmuar. Sidoqoftë, kjo nuk e ndaloi atë të vazhdonte të përhapte thashetheme në mediat perëndimore, duke theksuar se presidenti rus kishte Parkinson dhe se ai kishte kaluar një operacion të fshehtë për kancer.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës
YouTube player