Eksperti amerikan për Ballkanin: Nëse Serbia kërkon të integrohet në BE duhet tu kërkojë falje shqiptarëve
Eksperti amerikan për zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin, Alon Ben Meir, është shprehur se nëse Serbia dëshiron të futet në Bashkimin Evropian duhet të kërkojë falje shqiptarëve për mizoritë e bëra. Në një video që ka postuar në Twitter ai ka thënë se kjo është mënyra e vetmë për Serbinë që të integrohet në BE.
Më tej ai ka thënë se shteti serb duhet të nisë një faqe të re në historinë e saj duke njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe të normalizojë marrëdhëniet me të. Në videon e postuar ai gjithashtu ka marrë shembull edhe Gjermaninë, e cila ka kërkuar falje për të gjitha krimet që ka bërë në Luftën e Dytë Botërore.
“Nëse Serbia ende aspiron të integrohet në BE, ajo duhet të pajtohet me mizoritë që bëri ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të hapë një faqe të re duke njohur Kosovën dhe normalizuar marrëdhëniet e saj në çdo nivel”, ka thënë Ben Meir.