Gjykata e Lartë e Gjermanisë ndalon tubimet kundra masave të Covid-19
Gjykata e Lartë e Gjermanisë ndalon tubimet kundra masave të Covid-19
Gjykata e Lartë e Gjermanisë vendosi ndalimin e protestave në qytetin Bremen kundër masave kufizuese të vendosura nga qeveria për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton Reuters.
Më parë edhe gjykatat e ulta nuk kishin dhënë leje për protestën e planifikuar për të shtunën pasdite, ku priteshin 20 mijë protestues, në qemdër të qytetit.
Muajin e kaluar, policia e Gjermanisë e shpërndau protestën në Berlin me uji dhe me spraj djegës.
Pavarësisht se pjesa më e madhe e gjermanëve pranoi masat e fundit për të ulur infeksionet e koronavirusit, kritikët u shprehën se këto masa prekin të drejtat e njeriut.