BallinaLajme

“Shpëtimi” i Luginës te marrëveshja me Serbinë, Kamberi: Po vazhdon diskriminimi ndaj shqiptarëve

Kryetari i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, Shaip Kamberi në një intervistë për Ekonomia Online ka kritikuar politikën e presidentit Aleksandar Vuçiqi ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

Sipas tij, Vuçiqi po i diskriminon shqiptarët ekonomikisht, gjë që po ndikon në largimin e të rinjëve nga Lugina e Preshevës.

Kamberi theksoi se edhe pse shqiptarët, shumë shpesh kanë firmosur marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, kanë shprehur gatishmëri për integrim në Serbi, por sipas tij, nuk ka pasur shumë lëvizje.

“Po e kemi theksuar shumë herë se diskriminim shtetëror të cilin Serbia e ka filluar në fundin e viteve të 90-ta të shqiptarëve në shumë sfera vazhdon edhe sot. Pavarësisht faktit se ne jemi në një proces politik, një dialogu të heshtur me dialogun e Beogradit që nga përfundimi i luftës së UQPMB-së”.

“Megjithatë shumë komponentë të një plani të përbashkët që ishte aprovuar me 2001, me marrëveshjet e vitit 2009 dhe 2013 nuk po realizohen. Kjo sjellë një situatë të pashpresë sidomos për mosnjohjen e diplomave për mungesë të integrimit të mjaftueshëm dhe problemet e shumta në sferën e arsimit por sidomos edhe në sferën e ekonomisë një perspektivë ekonomike që ndikon në largimin e të rinjve nga lugina e Preshevës”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Madje ai ka kërkuar që çështja e shqiptarëve në jug të Serbisë të përfshihet në Dialogun Kosovë-Serbi, që sipas tij pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës konsiderohet e mangët.

“Është moment i fundit, që Serbia është një shtet që po dialogun me BE-në ka hapur disa kapituj për bisedime për tu bërë pjesë e familjes evropiane, të ndryshojë qasjen ndaj komuniteteve sidomos ndaj shqiptarëve në mënyrë që të arrij t’i përmbushë ato standarde”.

“Për neve do të jetë e rëndësishme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një marrëveshje dy paleshe por mendojmë se ajo marrëveshje nuk do të ishte e plotë nëse nuk trajton edhe pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne kemi marrë pjesë në shumë bisedime dhe në një dialog të stërzgjatur me Serbinë”, tha ai.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Marrëveshja duhet të jap përgjigje për shumë çështje, thotë Kamberi, duke shtuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës, pa të cilat, konsideron ai, ajo marrëveshje është e mangët.

“Andaj mendojmë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të duhet që të jap përgjigje për shumë çështje por edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës sepse përndryshe do të konsiderohej e mangët”, tha Kamberi.

Tutje ai ka thënë se edhe çregjistrimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës po bëhet me qëllim të spastrimit etnik.

“Është një proces diskriminues të cilin Serbia po e zbaton sidomos në masë masive në komunën e Medvegjës atje ku shqiptarët janë shpërngulur gjatë viteve 1999-2000, por që tash po legalizohet një spastrim etnik i cili ishe filluar me vendosjen e forcave militare serbe pas tërheqjes së tyre nga Kosova”, përfundoi Kamberi.

YouTube player