BallinaLajme

S’do të dënohen më poseduesit e lëndëve narkotike për përdorim vetjak, sasia e lejuar

Në një të ardhme të afërt të gjithë ata që do të kapen me një sasi lende narkotike të caktuar, që e kanë për qëllim përdorimi vetjak dhe jo shitje apo shpërndarje nuk do të dënohen sipas ndryshimeve të fundit që po i bëhen Kodit Penal në Ministrinë e Drejtësisë.

Në draftin paraprak ende jo përfundimtar bëhet një klasifikim i drograve të lehta në ato më të rënda dhe për herë të parë shtohet një nen që lidhet me dekriminalizimin e substancave psikotrope gjithnjë nëse vërtetohet se është për përdorim vetjak.




Nenet e ndryshuara ne Kodin Penal per perdorimin e lendeve narkotike
Në draftin e Kodit Penal është specifikuar edhe sasia e lejuar. Më konkretisht; mbajtja e lendes narkotike kur nuk blihet ose posedohet me qëllim shitjen apo shpërndarjen, por vetëm për qëllimin e përdorimit vetjak nuk është e dënueshme nëse sasia e lendes se kapur e hashashit nuk i kalon 10 gr.

Gjithashtu nuk ka rëndësi vendi ku është kapur autori në posedimin e hashashit, me kushtin që të jetë mbajtur larg demonstrimit në publik.

E njëjta përmbajtje vlen edhe për heroinën por me një dallim në sasinë e kapur. Nuk do të jetë e dënueshme për të gjithë ata persona që kapen me 4 gr heroinë gjithnjë nëse vërteton se e ka për përdorim vetjak.

Kush kapet me 3 gr kokainë nuk dënohet, njësoj si për rastet e mësipërme. E njëjta sasi (3 gr) vlen edhe për lëndët e tjera narkotike industriale, apo sintetike.

Në draftin paraprak nuk është përfshire një ide e hedhur do kohë më parë nga kryeministri Edi Rama për mundësinë e legalizimit të hashashit për qëllime mjekësore.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

YouTube player