BallinaBota

Mbi 65 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 66 milionë.

Gjithsej 66.231.472 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 14.772.535 raste deri më tani.

Lexo më shumë  BE i bën thirrje Hungarisë të sqarojë raportet “shqetësuese” për rrjedhjet e informacionit tek Rusia

Pas SHBA-së radhiten India (9.608.418), Brazili (6.534.951), Rusia (2.402.949), Franca (2.268.552), Spanja (1.699.145), Britania (1.690.432), Italia (1.688.939), Argjentina (1.454.631), Kolumbia (1.352.607) dhe Meksika (1.156.770).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur afro 1,52 milionë njerëz, kurse mbi 45,8 milionë janë shëruar.

Lexo më shumë  Raportuesja e OKB: Izraelit iu dha leje për të torturuar palestinezët, shumica e shteteve e lejuan këtë
YouTube player