Skandal me tenderat/ Mark Babani i Vaut të Dejës i jep para kompanisë për punën e pakryer
Skandalet me tenderat në bashki nuk kanë të mbaruar. Bashkia e Vaut të Dejës, e drejtuar nga Mark Babani ka paguar fondin e akorduar për investimin në qendrën e Bushatit, por nga verifikimi në terren asnjë nga akset nuk ka ndryshuar. Në fakt është një tjetër zonë ku është ndërhyrë, më një sipërfaqe shumë më të vogël ku ëhstë shtruar asfalt por pa detaje se si është realizuar investimi në të. Ekspertët e konsiderojnë këtë një abuzim të pastër që vjen në kohën kur vetë kryeministri ka bërë thirrje për të qenë më transparent me tenderat
Bushat- Mungesa e oponencës në këshillat bashkiakë për shkak të përbërjes së vetëm nga socialistët por dhe mungesa e llogaridhënjes për shkak të mungesës së garës, ka bërë që Bashkitë të kthehen në abuzues të mëdhënj të fondeve publike.
Këtij fenomeni nuk i është shmangur as bashkia e Vaut Dejes.
Pas një denoncimi për tenderimin prej këtij institucion për rikulifikimin e rrugëvë të cilat janë bërë vite më parë Ora News ka verifikuar në terren situatën.
Duke ballafaquar të dhënat në dokumente me situatën në terren vihet re se asfalti është shtruar në rrugë të cilat nuk jan pjesë e asnjë projekti.
Sipas dokumentave, bashkia në datën 14 prill të vitit 2021 ka hapur një tender për shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim të qendër Bushat. Siç shihet në projektin teknik, mbi të cilin është hapur tenderi, kjo është harta ku duhet të kryhen punimet.
Por sipas denoncimit dhe verifikimit në terren, në këto segmente rrugore që përkojnë me projektin teknik të tenderuar punimet janë kryer vite më parë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje të re.
Realizimi i projektit të tenderuar me vlerë 4.9 milionë lekë është kryer në një bllok tjetër banimi, me sipërfaqe dhe specifikime teknike krejt të tjera nga projekti.
Është edhe vetë kryetari i Bashkisë i cili e pasqyron në rrjetet sociale investimin duke e faktuar që rikualifikimit i është nënshtruar një zone tjetër për të cilën nuk ekziston asnjë projekt.
Ndryshimi total i zbatimit të projektit pas publikimit të Agjencia e Prokurimeve Publike, dhe lidhjes së kontratës nuk figuron në asnjë dokument.
Sipas ekspertëve ndryshimi i vendit të investimit do duhej të ishte shoqëruar me procedurë të re tenderimi. Prokurimi është mbyllur në datën 26 prill të vitit 2021 dhe krontrata është lidhur rreth 1 muaj më vonë në datën 25 maj.
Sipas dokumentave të thesarit, firmës i janë likujduar e gjthë vlera e tenderit, çka të jep bindjen se ndryshimi i destincionit dhe vendit të investimit është bërë pa asnjë dokument zyrtar.
Ky tender nxjerr hapur abuzimet me fondet publike dhe përgjegjes për këtë është sëpari Kryetari i Bashkisë Mark Babani dhe gjithe zinxhiri drejtues, nga njësia e prokurimit, komsioni i vlerësimit të ofertave, deri tek grupi i ngritur nga bashia e Vau Dejës për marrjen në dorëzim të punimeve. /ora/
Rruga Press